“I vetmi klub që nuk do të preket nga pandemia është Real Madridi”

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Capello e sheh Reali superfuqi në të gjitha aspektet, sa që s’mund t’i bëjë asgjë as një pandemi

Ish-trajneri italian Fabio Capello, fitues i dy ligave me Real Madridin, më 1997 dhe 2007, konsideron se “i vetmi klub spanjoll që nuk do të shkatërrohet” nga pandemia e koronavirusit është skuadra e Madridit, ndërsa sipas tij, Barcelona apo Atlético Madrid “do të vuajnë shumë”.

“Më duket se në Spanjë (ekonomikisht) skuadra e vetme që nuk do të shkatërrohet nga kjo pandemi është Real Madrid. Barcelona dhe Atlético do të vuajnë shumë”, tha Capello në një intervistë për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Capello, 74 vjeç, trajnoi Real Madridin në dy faza të ndryshme, në vitet 1996/1997 dhe 2006/2007, të dy përfunduan me fitoren në Ligën Spanjolle. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme