Ia dhanë dorën Artetas, izolohen lojtarët e West Hamit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e West Ham Unitedit janë të radhës nga Premier League që vetizolohen.

BBC ka njoftuar të premten në mesditë që lojtarët e West Hamit janë izoluar pasi ishin në kontakt me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta në ndeshjen e Premier Leagues të luajtur të shtunën e kaluar.

Arteta të enjten mbrëma ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, raporton Koha.net. Të premten janë shtyrë ndeshjet e Premier Leagues dhe të ligave tjera angleze deri në fillim të prillit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme