Ia vlen të rrini zgjuar pas mesnate, luhen tre super derbi

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 22:51 | Nga

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u zhvilluar turneu “International Chamopions Cup”.

Tifozët e futbollit kanë mundësi që në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes t’i ndjekin tre super derbi në “International Champions Cup”.

Nëë këtë turne po marrin pjesë ekipet si Real Madridi, Bayern Munich, Barcelona etj.

Nga ora 1:30 e mëngjesit me kohën tonë lokale, përballen Real Madridi dhe Paris Saint Germain.

Nga ora 3:00 luajnë dy gjigantët e futbollit, Bayern Munich dhe AC Milan.

Ndërsa, në ora 5:00 takohen dy klubet angleze Liverpool dhe Chelsea, përcjell Lajmi.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme