Ibra: Kthehem te PSG, por vetëm me një kusht

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic iu është përgjigjur spekulimeve për një rikthim të mundshëm te PSG.

Sulmuesi suedez që po kalon vitet e fundit të karrierës së tij, ka folur për shkrimet e medieve për rikthimin e tij në Francë.
37 vjeçari ka përjashtuar mundësinë e rikthimit tani te PSG, por kjo ka mundësi të ndodh në të ardhmen, me vetëm një kusht.

“Nëse kthehem në PSG, do të kthehem si ‘bos’ (pozitë drejtuese). Nuk mund të vijë për diçka tjetër. E vetmja mënyrë që më rikthen atje është ajo”, ka deklaruar Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka qenë për katër sezone lojtar i PSG-së, ku në 122 paraqitje ka shënuar 113 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme