Ibra mbetet te Milani

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviq është në fazën e fundit të bisedimeve me Milanin për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se sulmuesi i “kuqezinjve”, është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi italian. Ibrahimoviq do të mbetet te Milani deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimin edhe për një vit. 39-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 14 gola.

Ai është pjesë e Milanit që nga viti 2020. Në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Manchester Unitedi, PSG-ja, Barcelona, Interi, Juventusi dhe Ajaxi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme