Ibra: PSG më e fortë se United

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 13:47 | Nga

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic beson se ish skuadra e tij – Paris Saint Germain është më e fortë se ajo aktuale duke shtuar se ribashkimi me trajnerin portugez Jose Mourinho ndikoi në vendimin e tij për transferim te gjiganti në Premierë Ligë.

“Prezenca e Mourinhos ishte vendimtare. Skuadra me të cilën kam nënshkruar për këtë verë nuk është më e fortë se ajo nga e cila jam larguar, por kur Mourinho më ftoi, vendimi ishte shumë i lehtë”, tha Ibrahimoviq për ‘Aftonbladet’.

“Kur ai më thërret unë nuk e kam problem që të vijë, e gjitha që ne kishim për të vendosur ishte se kur unë të isha prezent si një lojtar i United. Të gjithë tjerat, marrëveshja financiare, nuk ishin pjesë e vështirë”

“Ishte për sfidë në të vërtetë dhe unë kurrë nuk do i them jo një sfide. Kjo ishte ajo çfarë doja, transferimi te njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, që ka pasur probleme dhe nuk ka fituar shumë së fundmi. Po ashtu, të provoja Premierë Ligën, kjo është sfidë”, shtoi ai.

Të ngjashme