Ibrahimi, kampion i Çekisë me Spartën e Pragës

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Azem Ibrahimi është shpallur kampion i Çekisë në futsall me ekipin Ac Sparta Praha (Sparta e Pragës).

Skuadra e Ibrahimit i ka dhënë sivjet fund dominimit prej dymbëdhjetë vitesh të ekipit Era Pack – Chrudim, me të cilin është përballur në gjysmëfinalen. Në finale, Sparta Praha e reprezentuesit të Shqipërisë ka mposhtur të hënën Teplicenin.

“Ata kanë qenë dymbëdhjetë vjet rresht kampionë. Më në fund, i kemi mposhtur dhe u shpallëm kampionë pas dymbëdhjetë viteve”, është shprehur Ibrahimi për portalin Koha.net. Lojtari nga Drenasi mbron qe gjashtë vjet ngjyrat e ekipit të kryeqytetit çek, Sparta Praha.

“Është ndjenjë fenomenale me hi në histori ,pas dymbëdhjetë vjetësh, me i mposht bash na”, ka thënë Ibrahimi.

Të ngjashme