Ibrahimoviç afër transferimit te Borussia Dortmund

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 16:28 | Nga

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United. Sulmuesit suedez do t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Angli, Azi ose Amerikë. “Ibracadabra” do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit evropian. Suedezi është duke u kërkuar me ngulm nga ekipi gjerman Borussia Dortmund.

Ibra shihet si zëvendësimi adekuat i sulmuesit afrikan Pierre Emerick Aubameyang që do të largohet nga verdhezinjtë.

Mediat gjermane kanë shkruar se Ibrahimoviç është i interesuar të luajë në Dortmund shkaku i tifozëve të mrekullueshëm që ka ekipi gjerman.

Gjithsesi Dortmund nuk do të mund t’i ofrojë pagë si të Unitedit, mirëpo disa vite më parë suedezi i kishte premtuar Jurgen Kloppit se do të luante një ditë për Borussian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme