Ibrahimoviç del negativ për herë të dytë në testin ndaj Coronavirusit

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic u lejua të thyejë karantinën për një rikthim në banesën e tij pas një jave, pasi sulmuesi i Milanit testoi dy herë negativ për COVID-19.

Ibra-Kadabra e kaloi tërë bllokimin në Suedi, duke u rikthyer të hënën, ku u dërgua menjëherë në terrenin e stërvitjes në Milano për të qëndruar në një dhomë karantine.

Ibrahimovic bëri dy teste për koronavirus dhe të dyja ishin negativ.

Veteranit iu lejua të thyejë karantinën përkohësisht për një udhëtim në banesën e tij, ku pritet të vazhdojë qëndrimin edhe për shtatë ditë të tjera, shkruan football-italia.

Para se të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, ai do bëjë teste gjaku dhe një ekzaminim të plotë mjekësor.
Veterani konfirmoi këtë edhe përmes një postimi në Instagram.

Të ngjashme