Zlatan Ibrahimovic dëshiron të mbetet pjesë e Manchester Unitedit. Sipas mediave britanike, sulmuesi do ta refuzojë ofertën e amerikanëve të Los Angeles Galaxy, pasi kërkon të triumfojë në Premier League. Vetëm pak ditë më parë, trajneri Mourinho e la të hapur derën për rikthimin e suedezit, që po rikuperohet nga dëmtimi në gju.