“Ibrahimovic duhet të rikthehet te Man Utd”

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer duhet të përpiqet të josh Zlatan Ibrahimovic për t’u transferuar në ‘Old Trafford’ kur të hapet afati kalimtar, thotë Paul Ince.

38 vjeçari ka përfunduar kontratën me LA Galaxy, dhe nga afati kalimtar i janarit ai mund të transferohet falas.

‘Old Trafford’ nuk është një vend i panjohur për Ibrahimovicin, i cili ishte transferuar atje në vitin 2016 nga Zlatan Ibrahimovic.

“Mendoj se nëse ai dëshiron, rikthimi në ‘Old Trafford’ do të ishte rruga për të shkuar”, ka deklaruar Ince, teksa fliste për rikthimin e suedezit te Manchester United, përcjell lajmi.net.

“Ai do të ishte i mirë për të edukuar lojtarët e rinj që Ole po kërkon të sjellë. Një ndikim i jashtëzakonshëm jashtë fushës, si edhe në fushë”.

Të ngjashme