Ibrahimoviç është UFO, lojtar i madh, thotë ish-bashkëlojtari i tij

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Mathieu Bodmer e ka përshkruar Zlatan Ibrahimovicin si “UFO” dhe si lojtar madhështor, derisa e njëkohësisht e ka lartësuar suedezin për ndikimin që e kishte në Paris Saint-Germain nga viti 2012 deri në vitin 2016.

Ibrahimovici iu bashkua PSG-së nga Milani për 21 milionë euro para tetë vjetëve dhe në Paris e shijoi periudhën më të mirë të shënimit të golave në karrierën e vet, transmeton Gazeta Express.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Suedisë i regjistroi hiç më pak se 156 gola në 180 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në, si dhe kontribuoi me 60 asiste, duke u bërë sulmuesi më pjellor në Ligue 1 njëkohësisht.

38-vjeçari i fitoi 12 trofe në përgjithësi gjatë kohës së tij në Parc des Princes, përfshirë katër tituj në Ligue 1, para se t’i bashkohej Manchester Unitedit si lojtar i lirë.

Ish-mesfushori i PSG-së Bodmer tha për Goal: “Ibrahimovic? Ai është UFO. Më pëlqente karakteri i tij, e doja si lojtar. Ai është lojtar i madh, njeri i madh, i cili i ka dhënë shumë PSG-së.”

Ai shtoi: “Mund ta quash arrogant, por ai ka bërë që shumë gjëra të shkojnë në drejtimin e duhur”. 

Të ngjashme