Ibrahimoviç: Goli i Ronaldos e ka merituar çmimin “Puskas”, jo i Salah-ut

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 19:04 | Nga

Zlatan Ibrahimoviç ka komentuar ceremoninë e FIFA-s për shpërblimin e më të mirëve të organizuar të hënën që lamë pas në Londër.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Interi e Juventusit, nuk është pajtuar me ata që kanë votuar golin e Mohamed Salah si më të mirin e vitit.

Sipas Ibrahimoviç, goli i Ronaldos i shënuar kundër Juventusit ka qenë më i bukur.

“A e meritoi Salah këtë çmim? Unë mendoj se goli i Ronaldos ka qenë më i bukur (kundër Juventusit), por nuk e di nëse ka qenë në listën e të nominuarëve”, ka deklaruar Ibra.

“Unë nuk e kam përcjellë ceremoninë, nuk më intereson kjo gjë, asnjë nga golat e mi nuk ishte në listë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme