Ibrahimovic i del në mbrojtje Allegrit

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë komentet e tij lidhur me trajnerin e Liverpool, Massimiliano Allegri.

Ibrahimovic i ka dalë në mbrojtje të shumëkritikuarit Allegri, duke thënë se vetëm fitorja numërohet në futboll.Allegri është kritikuar për eliminimin nga Liga e Kampionëve, por në anën tjetër trajneri ka disa vite radhazi që fiton kampionatin italian.

punën e trajnerit të Juventus është i kënaqur edhe sulmuesi suedez, Zlatan, i cili ka thënë se italiani ka të drejtë.“Allegri ka të drejtë. Vetëm fitorja numërohet në futboll” ka thënë Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.“Nëse luan mirë por nuk fiton, kjo nuk do të thotë asgjë. Krejt çka ka rëndësi është fitorja. Loja e bukur nuk sjellë asgjë” ka thënë ndër të tjerash ai.Ishte skuadra e Ajax Amsterdam ajo që eliminoi Juventusin, duke nxitur reagime të shumta ndaj Allegrit.

Të ngjashme