Ibrahimoviç kthehet në Milano, tenton rikthimin në ndeshje me Juventusin

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që të kthehet në aksion nga dëmtimi pikërisht kundër Juventusit më 7 korrik.

Ibrahimovic po përballet tash e disa javë me një problem dhe me shumë gjasë do të humbas ndeshjet e para të Milanit në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Sidoqoftë, Tuttosport pretendon se 38-vjeçari i ka vënë syrin që të kthehet në aksion kur Rossonerët e persin Juventusin më 7 korrik.

Lojtari arriti në Milano këtë mëngjes pas një jave në Suedi dhe MilanNeës.it shkruan se ai do t’i nënshtrohet testimeve sot më vonë për të përcaktuar se për sa kohë do të jetë gati.

Zlatan ka katër gola dhe një asistim në 10 ndeshje këtë sezon.

Të ngjashme