Ibrahimoviç nuk luan me Brescia, por mund të luajë kundër Shamrock Rovers në Europa Ligë

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë kundër Brescias sot, pasi që suedezi ende po rikuperohet nga lëndimi që pati në këmbën e djathtë, por do të kthehet kundër Shamrock Rovers në Europa Ligë të enjte.

Sandro Tonali është në bankë kundër ish skuadrës së tij, derisa Stefano Pioli vazhdon paraqitjet me formacionin 4-2-3-1 me Ismael Bennacer dhe Franck Kessie në mesfushë.

Ibrahimovic mungon gjithashtu, kurse sipas MilanNeës ai po vuan ende nga një lëndim i vogël në këmbën e djathtë.

38 vjeçari po tenton që të rikuperohet dhe të jetë gati për ndeshjen e së enjten në Europa Ligë ku Milan e luan kundër Shamrock Rovers. 

Të ngjashme