Ibrahimovic pritet të rinovojë sot kontratën me Milanin

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic mund të nënshkruajë sot (e premte) një zgjatje të kontratës me Milanin, pasi Mino Raiola pritet të takohet me Rossonerët.

Reprezentuesi suedez tashmë ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub me të njëjtat kushte të kontratës së tij aktuale.

Ibrahimovic do të fitojë ende 7 milion euro në vit, duke përfshirë bonuse dhe mund të nënshkruajë kontratën e tij të re në orët e ardhshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Raiola pritet të takohet me drejtorët e Rossonerëve sot në Casa Milan. Agjenti është në Itali dhe besohet se ka takuar edhe klientët e tij në Juventus në fillim të kësaj jave.

Ndërsa bisedimet për marrëveshjet e reja të Gigio Donnarumma dhe Alessio Romagnoli janë duke vazhduar, Ibra mund të zgjasë zyrtarisht qëndrimin e tij në San Siro sot.

sh-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germain u kthye në Milano në janar të vitit 2020 nga LA Galaxy.

Ai ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Ibrahimovic u kthye nga pensioni ndërkombëtar në mars, duke luajtur ndeshjen e tij të parë në pesë vjet me ekipin kombëtar të Suedisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme