Ibrahimovic rikthehet në stërvitje, i gatshëm ta ndihmojë Milanin drejt objektivit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje me grupin, pasi nuk luajti dje kundër Lazios.

Veterani, i cili zgjati marrëveshjen e tij me Rossonerët javën e kaluar, ka humbur tre ndeshjet e fundit në Serie A, e para për shkak të pezullimit të kartonit të kuq dhe më pas kundër Sassuolo dhe Lazio për shkak të problemeve të muskujve.

Zlatan, i cili ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje, duket se do të kthehet kundër Beneventos këtë fundjavë. Mario Mandzukic filloi në humbjen 3-0 ndaj Lazio të hënën dhe zhgënjeu në mungesën e Ibrahimovic.

MilanNews raporton që 39-vjeçari është përmirësuar në ditët e fundit dhe konfirmojnë se ai mori pjesë në stërvitje me grupin e lojtarëve që nuk morën minuta kundër Biancocelesti.

“Rosonerët” aktualisht janë barabartë me pikë me Juventusin dhe Napolin në betejën për katër më të mirët në Serie A, duke vazhduar luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme