Ibrahimovic s’do të luajë në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Suedisë ka njoftuar se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Ibrahimovic pësoi një lëndim në fitoren 3:0 të Milanit ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.

E megjithëse lëndimi fillimisht nuk u duk aq serioz, pas ekzaminimeve mjekësore, stafi i kombëtares suedeze ka vendosur mos ta inkuadrojë në ekip për Kampionatin Evropian.

Pas pensionimit vite më parë, Ibrahimovic u rikthye në Kombëtaren e Suedisë në ndeshjet e marsit, ku luajti edhe në ndeshjen ndaj Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme