Ibrahimovic shënon dy gola, por e humb një rast të pabesueshëm për ta kompletuar het-trikun

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me gola në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi suedez ka shënuar dy gola në barazimin e skuadrës së tij Los Angeles Galaxy.

Galaxy ishin nikoqir të Seatle Sounders në një takim që kishte spektakël në fushë dhe që përfundoi në barazim 2-2.

Ibrahimovic ishte më meritori për këtë barazim të LA Galaxy pasi shënoi dy gola në minutat 45 dhe 65.

Me këta dy gola, suedezi ka ngritur në 20 numrin e golave në MLS, duke qëndruar vetëm katër gola nga Carlos Vela që mban pozitën e parë.

Ishte minuta e 71-të e ndeshjes kur Ibrahimovic ka humbur një mundësi të artë të realizoj het-trik kur dështoi nga afërsia ta dërgojë topin në rrjetë.

E 10 minuta më vonë mysafirët barazuan rezultatin në 2-2 falë autogolit të Skjelvik.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme