Ibrahimoviç shënon një gol fantastik, i 500-ti në karrierën e tij

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 09:05 | Nga

Zlatan Ibrahimoviç, 36-vjeç, por ende i uritur për gola.

Sulmuesi legjendar suedez, ka shënuar golin e tij të 500-të në karrierën e tij profesioniste të futbollit, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka bërë ai mbrëmë me klubin amerikan, LA Galaxyn në ndeshjen kundër Torontos në kuadër të ligës amerikane(MLS), të cilën e humbën me rezultat 5-3.

Goli i ish-sulmuesit të shumë skuadrave evropiane erdhi në minutën e 44’ që ishte i stilit të tij, akrobatik.

Ibra tani i ka 16 gola në 21 paraqitje për klubin amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme