Ibrahimoviç zbulon një sekret të Mourinhos

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Intervistuar nga “Daily Mirror”, sulmuesi i Los Angeles Galaxy dhe shënjestra e Milanit e mbrojti ish-menaxherin e tij te Manchester United, Jose Mourinhon, pozita e të cilit në klub është kritike, me Zinedine Zidane, që shihet si zëvendësuesi i portugezit.

“Jose (Mourinho) është posaçërisht special, sepse ai është fitues. Ai bën gjithçka për të fituar,” tha Ibrahimovic,.

“Ai e njeh futbollin, ai di të lexojë lojërat dhe mund të manipulojë si në ndeshjet ashtu edhe në mendjet e lojtarëve të tij. Më kujtohet kur arriti në Inter, ai bëri që të gjithë të luanin me 200%, por jo për klubin por, për të”, përcjell “lajmi.net”.

”Kjo e bën atë të veçantë. Unë u këshillova nga Capello, i cili ishte një njeri i ashpër dhe disiplinë të imponuar. Mou e bën këtë, por edhe diçka tjetër. Ai ka një mënyrë për të shprehur gjëra që ju bindin”.

“Njerëzit injorantë flasin për arrogancën, por në realitet, është vetëbesimi”, ka përfunduar suedezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme