Ibrahimovic zgjidhet lojtari i muajit në Serie A

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Veterani i sulmit ka shkëlqyer në fillim të sezonit në kampionatin italian duke i realizuar 7 gola në katër ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit tetor në Serie A.

Në katër ndeshje të luajtura, Ibra ka arritur t’i shënojë shtatë gola dhe të asistojë një herë, raporton Gazeta Express.

Së bashku me klubin e tij, Milan, janë kryesues të tabelës në Serie A, të cilët prijnë me 16 pikë, dy më shumë se sa vendi i dytë.

Të dielën Milani do ta presë në shtëpi skuadrën e Veronës, ndeshje kjo e xhiros së shtatë.

“Rossoneri” i dhanë fund serisë prej 24 ndeshjesh pa humbje të enjten pas humbjes në shtëpi nga skuadra franceze, Lille me rezultat 0-3.

Të ngjashme