Ibrahimovici inspiron me het-trik rikthimin sensacional të La Galaxy-s ndaj Orlandos

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 09:23 | Nga

Zlatan Ibrahimovic e realizoi het-trikun e parë në MLS, duke e frymëzuar skuadrën e vet LA Galaxy ta barazojë tri herë rezultatin për ta mposhtur Orlando Cityn 4-3 në një ndeshje drithëruese të dielën.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedi Ibrahimovic ishte hero i mbrëmjes në “Stubhub Center”, duke i shënuar tri gola në pjesën e dytë në fitoren e Galaxy, skuadër e cila tani ka plot nëntë ndeshje pa humbje në ligë, transmeton Gazeta Express.

Ibra i shënoi dy golat e barazimit në minutat 47-të, 67-të dhe atë të fitores në minutën e 71-të.

Në 17 paraqitje deri tani në MLS, suedezi i ka shënuar plot 15 gola.

LA Galaxy tani ka vetëm një pikë më pak se vendi i dytë, Los Angeles FC dhe shtatë pikë më pak se lideri Dallas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme