Ibrahimovici në “radarin” e ekipit nga Seria A

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti bëri shaka se ai do ta thërrasë Zlatan Ibrahimovic në lidhje me një transferim te Napoli pas fitores të së shtunës 2-0 ndaj Hellas Verona.

Superylli i LA Galaxy, Ibrahimovic foli për shanset e tij për t’u rikthyer në Serie A pasi 38-vjeçari shprehu interesin e tij për të luajtur për Napolin e Ancelottit.

Ish-sulmuesi i Juventus, Inter dhe AC Milan, Ibrahimovic pretendoi se do të shënonte 20 gola në sezon në kampionatin elitar italian gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport, transmeton lajmi.net.

“Do ta telefonoj sonte dhe do të them që jemi duke pritur!”, Ancelotti i tha Sky Sport Italia.

“Unë kam shumë dashuri për të, pashë që ai shënoi 29 gola në 30 ndeshje MLS. Nesër, pasi ta thërrasë, do t’ju njoftoj se si shkoi”, deklaroi ai.

Të ngjashme