Ibrahimovici polemizon ashpër me Sergio Ramosin (Foto)

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:21 | Nga

Zlatan Ibrahimovic njihet si lojtar i cili gjithmonë e ka thënë atë që e ka menduar, madje shumë herë duke dal ndoshta edhe pak arrogant.

Së fundmi, përkundër që luan në ligën MLS në ShBA, Ibra është bërë i gjallë duke u përfshirë në njërën prej ngjarjeve që ndodhi jo shumë kohë më parë.

Ibrahimovic është përgjigjur përmes rrjeteve sociale për ndërhyrjen e Sergio Ramos ndaj Mohamed Salah në finale të Champions League, duke thënë se, në qoftë se Ramos do të bënte një ndërhyrje të tillë ndaj meje, ai tani do të kishte qenë në koma në spital.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe është kundërpërgjigjur Sergio Ramos, duke qenë shumë thumbues.

“Ajo nuk do të ndodhte asnjëherë, pasi ti nuk do të luash kurrë në finale të Champions League”, ishte kundërpërgjigja e Sergio Ramos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme