Ibrahimoviq feston ditëlindjen e 40-të

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic feston sot ditëlindjen e tij të 40-të.

Përkundër moshës, suedezi po tregon performanca të mira në nivelin më të lartë të futbollit, shkruan Gazeta Express.

Deri tani, ai ka zhvilluar 954 ndeshje, teksa ka shënuar 565 gola, duke fituar 31 trofe në proces.

Ibracadabra ka realizuar gol në çdo vit që nga 1999-ta dhe ka realizuar po ashtu në çdo minutë të ndeshjes.

Ai e nisi karrierën në Malmo, për të kaluar në Ajax, prej ku kaloi më pas në Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Man Utd, LA Galaxy.

Së fundmi, ai u rikthye në Milan, ku po gëzon formë të mirë.

Të ngjashme