Ibrahimoviq – Milan, vjen reagimi i Raiolas

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Mino Raiola ka thënë se Zlatan Ibrahimoviq është i përgatitur të flas me Milanin rreth një transferimin në ‘San Siro’.

Për sulmuesin suedez që është pjesë e LA Galaxy, është raportuar vazhdimisht ditëve të fundit rreth mundësisë së transferimit te Milan.

37 vjeçari ka qenë pjesë e Milanit edhe në të kaluarën, ku ka veshur fanellën kuqezi për dy vite.

“Për momentin nuk është një mundësi, pasi bisedimet që kemi pasur me klubin nuk janë aktuale, por ne jemi të përgatitur për bisedime”, ka deklaruar Raiola.

“Në çdo rast, tani ka njerëz të zakonshëm në krye të Milanit dhe pronarë të besueshëm”.

“Unë nuk po e hap derën, por as nuk po e mbyll. Ekziston një respekt i madh mes Ibras dhe Leonardos. Zlatan ka pasur momente të mrekullueshme në Milano dhe la një pjesë të zemrës atje, ashtu siç ishte i lumtur edhe te PSG”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme