Ibrahimoviq në telashe të mëdha, dyshohet se e ka vrarë një luan

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Krahasimet me luanët, Zlatan Ibrahimoviq i ka gjithnjë zakon, derisa një luan si tatuazh e ka bërë edhe në shpinë.

Por, së fundmi, sulmuesit me prejardhje boshnjake i ka dalur një problem.

“Expressen” raporton se në vitin 2011, Ibrahimoviq e kishte vrarë një luan në Afrikën e Jugut.

Të copëtuar, Ibrahimoviq e ka sjellur luanin në Suedi, duke i marrë lëkurën, kafkën dhe nofullat për t’i ruajtur në shtëpinë e tij në Malmo.

Një lajm shumë i bujshëm, që ka krijuar polemika të shumta, teksa pritet edhe një hetim nga autoritetet suedeze lidhur me këtë çështje.

Të ngjashme