Ibrahimoviq shënon një tjetër super gol

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviq nuk rresht së befasuari. Suedezi na ka mësuar me shënimin e golave të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, që pasurohet me një tjetër, për të cilin dëshmitarë u bënë tifozët amerikanë në Major League Soccer.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Los Angeles Galaxy dhe New England Revolution, ku Ibrahimoviq kreu një veprim spektakolar, përpara se të shënonte golin e tij me roveshatë, një gol të cilin ia vlen ta shohësh e rishohësh.

Gjithsesi, ky gol i jashtëzakonshëm i Ibrahimoviq nuk pati shumë vlerë për skuadrën e Los Angeles Galaxy, që e humbni ndeshjen me New England me rezultatin 2-1.

https://twitter.com/MLS?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1135405025910562816&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fsport%2F166580%2Fibrahimoviq-shenon-nje-tjeter-super-gol%2F
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme