Ibrahimoviqi kërkohet nga Los Angeles Galaxy

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 16:00 | Nga

Zlatan Ibrahimoviqi mund t’i bashkohet kampionatit amerikan, më saktë te Los Angeles Galaxy. Një mundësi e tillë u zbulua nga kanali në gjuhën spanjolle, Fox Sports.

Sulmuesi suedez, i cili aktualisht luan me Manchester United, por nuk do të zgjasë kontratën me ekipin anglez dhe po vlerëson ofertën e Los Angeles Galaxy.

Skuadra kaliforniane kërkon një tjetër yll të futbollit ndërkombëtar, pas Steven Gerrard. Zlatan Ibrahimoviç edhe pse është 35 vjeç vijon të luajë në nivele të larta.

Ibrahimoviç është aktivizuar me shumë ekipe të njohur në Europë, ku fitoi shumë trofe, por asnjëherë Champions League.

Nëse kalon në kampionatin amerikan Zlatan Ibrahimoviç do të bëhet më i paguari i Major League Soccer. Në këtë kampionat ka edhe shumë lojtarë të njohur si Kaka, David Villa, Bastian Schweinsteiger apo Andrea Pirlo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme