Ibrahimoviqi kërkon 9 milionë euro për t’iu bashkuar Milanit

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka refuzuar ofertën e parë të Milanit, pasi po kërkon nëntë milionë euro për 18 muaj kontratë, ka shkruar të premten e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.

Ditë më parë ishte raportuar se Milani i kishte ofruar Ibrahimoviqit gjashtë milionë euro për 18 muaj, por sulmuesi suedez po kërkon edhe milionë më shumë, transmeton Koha Ditore.

Ibrahimoviq në fund të muajit të ardhshëm do të jetë futbollist i lirë, pasi kontrata me Los Angeles Galaxy i skadon.

38-vjeçari është i gatshëm të kthehet në Itali, pasi po kërkohet edhe nga ekipet e tjera. Ai gjatë edicionit 2010/11 ka luajtur te Milani dhe ka fituar titullin e kampionit në Serie A.

Këtë edicion Ibra ka shënuar 31 gola në po aq ndeshje të luajtura te LA Galaxy.

Të ngjashme