Icardi afër vazhdimit të kontratës me Interin

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi është shumë afër që të vazhdojë kontratën me skuadrën e tij aktuale, Interin, duke iu dhënë kështu fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga San Siro.

Sipas Sky Sport Italia, drejtori sportiv Beppe Marotta ka mbajtur sot një takim me bashkëshorten, njëherësh agjenten e Icardit, Wanda Nara për të diskutuar situatën e lojtarit.

Raportohet se ky takim ishte pozitiv dhe tani kanë mbetur të sqarohen detajet e fundit.

Paga e tij vjetore pritet të jetë 7 milionë euro, derisa nuk dihet nëse klauzola e tij aktuale prej 110 milionë euro do të rritet në 180 milionë euro apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme