Icardi deklarohet para ndeshjes me Barcën, flet edhe për mungesën e Messit

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi ka shprehur keqardhje për mungesën e Lionel Messit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit.

Barcelona nesër (e mërkurë) në ‘Camp Nou’ pret Interin për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Në këtë ndeshje, Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Lionel Messin, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e fundjavës kundër Sevillas.

“Më vije keq për mungesën e Messit. Ai është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Icardi, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ndoshta mund të themi se mungesa e tij është “fat” për ne, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme