Icardi duhet të koncentrohet në jetën reale e jo në rrjete sociale

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, i është thënë se problemet e tij nuk mund të zgjidhen me pëlqime në rrjetet sociale, pas mospajtimeve për firmosje të kontratës së re.

Javën e kaluar, Icardit (26) iu mor shiriti i kapitenit dhe ai refuzoi më pas të udhëtonte me Interin për të luajtur në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Evropës kundër Rapidit të Vjenës, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Çështja është acaruar më tej nga komentet e bashkëshortes dhe agjentes së Icardit, Wanda Nara, e cila i dha për televizionet italiane, por edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se duhet të ketë kontakt të vërtetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme