“Icardi ishte shumë pranë Napolit”

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një nga anëtarët e stafit të Mauro Icardit, Ulisse Savini, e ka konfirmuar se argjentinasi kishte qenë shumë afër transferimit në Napoli në vitin 2016, pasi që presidenti i këtij klubi, Aurelio De Laurentiis, kishte bërë ofertë prej 60 milionë eurosh.

Napoli e kishte shtuar qendërsulmuesin Gonzalo Higuain në Juventus atë verë, dhe kishin shprehur interesim për bashkëkombësin e tij, Icardin. Ky i fundit kishte probleme me Interin lidhur me kontratën e tij në atë kohë dhe për këtë arsye kishte qenë afër për ta pranuar këtë ofertë, transmeton Gazeta Express.

“Ai ishte shumë afër Napolit. Në atë kohë, Interi nuk e kishin askënd që mund ta zëvendësonte atë dhe ata nuk mendonin se Napoli do të shkonte aq larg në bisedime. Kështu që, Interi preferoi t’ia rinovonte kontratën, por një marrëveshje me Napolit ishte shumë afër realizimit”, ka thënë Ulisse Savini.

“E mbaj mend se presidenti na kishte thënë: ‘Ndërkohe, do ta marrin Arkadiusz Milikin’, por provoi të arrinte marrëveshje me ne deri në fund. Kur u transferua Miliku, ne patëm disa dyshime, por ai na siguroi dhe vazhdonte të insistonte”.

“Ai arriti të na ofronte disa figura mjaft mbresëlënëse. Le të themi se mes Milikun dhe Icardit, ai kishte shkuar përtej atij çmimi që kishte marrë për Higuainin. Më shumë se 60 milionë euro? Pikërisht”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme