Icardi me klauzolë prej 200 milionë eurove tek Interi

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 17:01 | Nga

Interi është duke përgatitur kontratën e re për sulmuesin Mauro Icardi pasi klauzola aktuale prej 110 milionë eurove u duket pak në tregun e lojtarëve.

Argjentinasi nënshkroi kontratën e re në muajin tetor, por klauzola e tij është e vlefshme vetëm për klubet e huaja.

Por pas transferimit të Neymarit te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro, të Mbappes me të drejtë blerje për 180 milionë dhe atij të Dembeles te Barcelona për 150 milionë, Interi ka ndërruar mendje.

Sipas Premium Sport, Interi është duke përgatitur kontratën e re, e cila do të përmbajë edhe klauzolën prej 200 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme