Icardi mbetet te PSG-ja

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi po shkëlqen në fanellën e Paris Saint-Germainit, që prej huazimit nga Interi.

Sulmuesi argjentinas ka arritur që të ambientohet shpejt në klubin e ri duke qenë një ndër lojtarët më të mirë te francezët, transmeton KTV.

Forma e mirë që po kalon sulmuesi, ka bërë që klubi ta kërkojë blerjen e lojtarit.

Sipas mediave francez drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta mbyllin marrëveshjen me Interin, që ka në pronësi lojtarin.

PSG-ja është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Icardi, në 12 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola.

Të ngjashme