Icardi: Mungesa e Messit, tronditëse për Barcelonën

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se mungesa e bashkëkombësit të tij në Barcelonë, Lionel Messi, për ndeshjen e nesërme është një goditje e rëndë për klubin katalonas dhe tani gjasat e zikaltërve për të fituar janë më të mëdha.

Barcelonës do t’i mungojë pesë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, kundër Interit. Argjentinasi do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Barcelonës u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen kundër Sevillës qysh në minutën e 15-të, pasi që e kishte lënduar krahun e tij të djathtë. Për shkak të këtij lëndimi, Messi do të mungojë në ndeshjet e tri javëve në vazhdim, përfshirë këtu dy kundër Interit, si dhe El Clasicon.

Interi dhe Barcelona i kanë fituar që të dy ndeshjet e para të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe dy skuadrat do të tentojnë ta vazhdojnë ecurinë e tyre edhe nesër. Icardi beson se skuadra e tij është në gjendje ta mposhtë Barcelonën tani që Messi nuk do të luajë.

“Është një fatkeqësi që Messi nuk mund të luajë sepse është ndjenjë e mirë të luadh kundër futbollistëve të mrekullueshëm si ai, i cili është njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë Icardi para ndeshjes kundër Barcelonës, në akademinë e së cilëve kishte luajtur për tri vjet.

“Ai është një mungesë e madhe dhe kjo do të thotë se mund të përballemi me ta [tani që Leo do të mungojë] sepse ne i kemi kualitetet e kërkuara për t’u ndeshur me ta”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme