Icardi shpejt ka fituar zemrat e tifozëve parisienë

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Duke marrë parasysh mungesën e afeksionit që pati në 12 muajt e fundit, nuk ishte befasi që Mauro Icardi iu bashkua Paris Saint-Germainit në verë në kërkim të dashurisë. Më befasuese është se e gjeti atë shumë shpejt.

Icardi iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Interi në formë huazimi njëvjeçar në shtator dhe që nga atëherë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje, e ka mbajtur Edinson Cavanin në bankinë dhe ka ofruar një storie tjetër rreth skuadrës, pas sagës për transferimin e mundshëm të Neymarit në verë që e preku klubin francez, shkruan sot Koha Ditore.

Në rrethana normale, ndikimi i tij nuk duhet të jetë befasues.

Mbi të gjitha, Icardi është i njohur për shënim të golave. Ai shënoi 124 gola në 219 ndeshje për Interin, para se karriera e tij te skuadra italiane të pësonte një ndalesë kontroverse stinorin e kaluar.

Gjatë një periudhe prej pak muajsh, Icardit iu mor shiriti i kapitenit pasi nuk pranoi të firmoste kontratë të re, i prishi marrëdhëniet me trajnerin Luciano Spalletti, u tërhoq nga faza parasezonale e Interit në Azi dhe iu tha nga tifozët e klubit dhe shefi ekzekutiv Giuseppe Marotta, se kurrë nuk do të luajë më për klubin.

Të ngjashme