Icardi thotë se iu bashkua PSG-së për të fituar trofe

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ka thënë se i është bashkuar skuadrës Paris Saint-Germani për të fituar trofe.

Ai është ankuar se në Inter Milan nuk kanë fituar ndonjë titull dhe tani beson se ka arritur në atë fazë të karrierës së tij, ku duhet të fitojë trofe, shkruan Goal.

Kujtojmë se futbollisti 26 vjeçar është transferuar në PSG nëpërmjet një huazimi. Raportohet se gjigantët francezë e kanë pasur mundësinë që ta blejnë atë për një shumë prej 65 milionë eurosh.

Të ngjashme