Icardi u largua edhe Martinez drejt largimit

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Pas largimit të Mauro Icardit drejt Paris Saint-Germainit, edhe Lautaro Martinez thuhet se është afër transferimit te Barcelona, transmeton Gazeta Metro.

Kësisoj, krerët e klubit të Interit kanë filluar të kërkojnë sulmues të ri dhe tashmë kanë identifikuar tre prej tyre.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Interi ka identifikuar Alexandre Lacazetten, Edinson Cavanin dhe Timo Wernerin.

Lacazette nuk është në formën e duhur te Arsenali dhe largimi mund të jetë i mundur, teksa Edinson Cavanit i skadon kontrata me PSG më 30 qershor dhe mund t’iu bashkohet ‘Nerazzurëve’ si lojtar i lirë.

Ndërkaq, për sulmuesin e RedBull Leipzigut, Timo Wernerin, Interi fillimisht duhet ta mposht Liverpoolin në këtë garë.

Të ngjashme