Identifikimi me sukseset e xhudos po i lë sportet e tjera pa analizë e pa përgjegjës për dështimet

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Numri i ngjarjeve shumësportëshe në të cilat Kosova merr pjesë dhe fiton medalje falë sportit të xhudos, po vazhdon të rritet. Janë edhe dy ngjarje të mëhershme shumësportëshe për të rinj, në të cilat Kosova nuk ia ka dalë të fitojë medalje.

Por të gjitha ngjarjet në të cilat paraqiten sportistët kosovarë, ndër të tjera, e kanë edhe një të përbashkët: kalojnë me arsyetime të dështimeve të shumta, pa ndonjë analizë të paraqitjes e rezultateve dhe pa marrë përgjegjësi për dështimet, shkruan sot Koha Ditore.

Në Buenos Aires të Argjentinës ende po mbahen Lojërat Olimpike Verore për të Rinj, në të cilat Kosova mori pjesë për herë të parë. Kosova e ka përfunduar garimin të hënën, ndërsa pjesëmarrja e saj po vlerësohet tregim suksesi, falë medaljes së bronztë të xhudistes Erza Muminoviq. Kosova mori pjesë me pesë sportistë, ndërsa katër të tjerët nuk iu afruan medaljeve. Dhe si herët e kaluara dështimet kanë nisur të fshihen pas suksesit të xhudistëve. Kështu ishte pas lojërave evropiane “Baku 2015”, pas lojërave olimpike “Rio 2016”, pas lojërave mesdhetare “Tarragona 2018”.

Dhe ky fakt, pra fshehja pas rezultateve të vetëm njërit sport dhe mungesa e analizës e përgjegjësisë e brengos trajnerin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka. Në të gjitha këto ngjarje ishin nxënësit e Kukës që fituan medalje: Majlinda Kelmendi të artën në Lojërat Olimpike; Nora Gjakova të bronztën në Lojërat Evropiane; Akil Gjakova, Distria Krasniqi e Nora Gjakova të arta, dhe Loriana Kuka të bronztën në Lojërat Mesdhetare; Erza Muminoviq të bronztën në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme