Ighalo i gatshëm të pranojë pagë më të ulët që të qëndrojë te Unitedi

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi nigerian Odion Ighalo është i gatshëm të pranojë një ulje të pagës prej 50 për qind për të realizuar transferimin e plotë te Manchester Unitedi, shkruan “The Mirror” të dielën, transmeton Koha.net.

Nigeriani është huazuar te Unitedi në janar nga klubi kinez Shanghai Shenhua. Ai ka impresionuar duke realizuar katër gola deri më tash.

Sulmuesi 30-vjeçar është i vendosur që të qëndrojë te Manchester Unitedi dhe është i gatshëm të pranojë një ulje të madhe të pagës për të bërë këtë.

Të ngjashme