Ighalo vazhdon huazimin te Unitedi deri në janar

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Odion Ighalo ka arritur marrëveshje për zgjatjen e huazimit te Manchester Unitedi deri në fund të muajit janar 2021.

Marrëveshja me klubin e tij pronësues, Shanghai Shenhua, zyrtarisht ka skaduar të dielën mbrëma dhe dukej sikur Djajtë e Kuq kishin dështuar të nënshkruanin me lojtarin.

Mirëpo, dy palët tash kanë arritur marrëveshje të re, sipas të cilës 30-vjeçari do të luajë në Old Trafford deri në janarin e ardhshëm.

Pastaj, Ighalo do të negociojë për kontratën e re me Shanghai Shenhuan, kur të kthehet në vitin 2021.

Nigeriani hoqi dorë nga paga e majme në Kinë vetëm për ta realizuar ëndrrën e tij që të luante për Manchester Unitedin.

Të ngjashme