Igli Tare, drejtori më i mirë në Serinë A

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 19:10 | Nga

Shqiptari Igli Tare, i cili drejton ekipin e Lacios, kryeson në një sondazh të “Tuttomercatoweb” për drejtorin më të mirë teknik në Serinë A.

Edhe pse klasifikimi është ende provizor, ai kryeson bindshëm, me 33.82% të votave, shifër e cila bëhet e ditur nga vetë portali italian.

Tare ka lënë pas Masimiliano Mirabelin e Milanit, apo edhe një emër të njohur si Xhuzepe Marote nga radhët e Juventusit.

Lexuesit e sajtit, e vlerësojnë ish-lojtarin e kombëtares për punën fantastike që ka bërë në drejtimin e Lacios, që gjendet në vendin e 3-të në Serinë A, si dhe merr pjesë në Ligën e Evropës.

Tare është konfirmuar prej vitesh si një drejtues inteligjent, duke bërë afrimet e duhura në klub me shpenzime jo maksimale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme