Igli Tare habit me deklaratën për futbollistin serb: Po të kisha vajzë do t’ia jepja për nuse

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Igli Tare duket se e ka shumë për qefi lojtarin serb, Sergej Milinkovic-Savic, aq sa dontë kishte dëshirë ta kishte dhëndër.

Në një intervistë të dhënë për “Mozzartsport”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Lazios, duket se e pëlqen shumë mesfushorin serb.

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë”, tha ai.

Më tej Igli Tare dha një deklaratë të habitshme, duke thënë se nëse do të kishte pasur vajzë, do ta kishte martuar me Milinkovic-Savic.

“Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjëherë pas një loje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, dhe ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi”,deklaroi Tare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme