Igli Tare konfirmon të ardhmen e Ciro Immobiles

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se sulmuesi italian, Ciro Immobile, nuk do të largohet nga ‘Stadio Olimpico’.

Ciro Immobile është shëndrruar në një nga futbollistët kryesor te skuadra nga kryeqyteti italian, duke shënuar 30 gola dhe 7 asistime në 33 paraqitje të këtij sezoni.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, për ‘Sky Sport Italia‘ ka thënë se nuk pret që Ciro Immobile të largohet gjatë verës.

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Napolin për Immobilen, pasi ai është vetë Lazio. Shpresoj dhe dëshiroj që ai të qëndrojë me ne edhe për shumë vite” – ka thënë Tare.

Ndryshe, Ciro Immobile është pjesë e Lazios që nga viti 2016 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2023./GM

Të ngjashme