IJF-ja paralajmëron shkëlqimin e kosovarëve në Botëror

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 08:52 | Nga

Distria Krasniqi nuk është bartëse, por do të paraqesë rrezik për të gjitha xhudistet e kategorisë deri 48 kilogramë. Nora Gjakovën pritet të hapë llogarinë e saj të medaljeve botërore në Baku.

Janë këto disa nga vlerësimet e sajtit zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) për xhudistët e Kosovës, që do të garojnë në kampionatin botëror për seniorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Botërori i vitit 2018 nis të enjten në Baku të Azerbajxhanit dhe mbahet deri më 27 shtator. Do të marrin pjesë plot 800 xhudistë nga 129 shtete të pesë kontinenteve. Kosova prezantohet në botëror me tri xhudiste e një xhudist.

Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kg, Nora Gjakova (57 kg) dhe Akil Gjakova (73 kg) llogariten me potencial për të fituar medalje. Pos tyre merr pjesë edhe Loriana Kuka (78 kg), derisa kampionia olimpike Majlinda Kelmendi nuk do të garojë pasi është në fazën përfundimtare të rikuperimit të lëndimit të gjurit, që e pësoi në botërorin e kaluar, më shumë se një vit më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme