Ilir Latifi rikthehet me fitore në UFC, mposht Boserin në një meç shumë të luftuar

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Luftëtari shqiptar, Ilir Latifi ka fituar në meçin e peshave të rënda në UFC të zhvilluar pas mesnatës ndaj kundërshtarit të tij, Tanner Boser.

Latifi është rikthyer me fitore në UFC, pas një kohe realitivisht të gjatë jashtë oktagonit.

Djaloshi nga Kosova arriti ta mposht kundërshtarin e tij, Tanner Boserin, në luftën e zhvilluar në Las Vegas.

Fitorja e Latifit erdhi me vendim të gjyqtarëve, pasi pas tri raundeve luftë, asnjëri nuk u dorëzua dhe nuk pati nokaut.

Iliri fitoi pikët nga dy gjyqtarë (29-28, 29-28), ndërsa njëri favorizojë Boserin (29-27).

Ndryshe, Latifi tani ka rregulluar bilancin e tij, pasi momentalisht ka 15 fitore dhe tetë humbje.

Të ngjashme